Ultrazëri i mushkërive në Poliklinikën Medic AL

Ultrazëri i mushkërive është një metodë diagnostike jo invazive dhe pa rrezatim.

Në Poliklinikën Medic AL në Klinë, ky ekzaminim kryhet nga Dr. Flamur Marku – Pulmolog.

Për çfarë shërben ultrazëri i mushkërive?

Ultrazëri i mushkërive mund të ndihmojë në diagnostikimin e hershëm të pneumonive intersticiale, veçanërisht atyre të shkaktuara nga virusi COVID-19.

Gjithashtu, shërben për diagnostikimin e disa patologjive të mushkërive.

Diagnostikimi i efuzionit pleural

Një nga rolet e rëndësishme të ultrazërit të mushkërive është diagnostikimi i efuzionit pleural, pra grumbullimit të lëngut në hapësirat pleurale.

Ekzaminimi mund të ndihmojë edhe në përcaktimin e sasisë së lëngut dhe në identifikimin e vendit më të favorshëm për thorakocentezë, procedurë për largimin e lëngut nga hapësirat pleurale.

Për termine

Dr. Flamur Marku – Pulmolog
Poliklinika Medic AL – Klinë

Për termine:
049 888 970