Infeksionet mykotike të thonjëve quhen Onychomycosis. Ato janë mjaft të shpeshta dhe mund të shkaktohen nga dermatofitet, si dhe Candida albicans.
Si faktorë favorizues janë qarkullimi i dobët i gjakut në gishta, që mund të ndikojë në ushqyerjen e rrënjës së thoit, mikrotraumat, djersitja, lagështia, manikyri dhe pedikyri i kryer në mënyrë joprofesionale.
Si shfaqet klinikisht?
Klinikisht shfaqet trashje e pllakës së thoit dhe ndryshim i ngjyrës.
- Ngjyrë e bardhë, e verdhë, e murrme ose e zezë.
- Pllaka e thoit bëhet e brishtë dhe thyhet lehtë.
Diagnostikimi
Diagnostikimi bazohet në pamjen klinike dhe vërtetohet përmes analizës mikroskopike.
Mjekimi
Nevojitet durim dhe përkushtim për një kohë të gjatë, pasi thonjët rriten ngadalë. Sipas informacionit të publikuar nga Poliklinika Medic AL, trajtimi vetëm me terapi lokale mund të jetë i pamjaftueshëm.
Në varësi të pasqyrës klinike dhe rezultateve laboratorike, mjekimi bëhet me terapi të përgjithshme dhe terapi lokale.
Konsultë dermatologjike
Informacioni dhe trajtimi i këtij problemi në Poliklinikën Medic AL ofrohet nga Dr. Liridona Rudari-Raci, dermatovenerologe.
Për termine:
049 888 970