Testi i Avancuar MxA/CRP

Tani në Poliklinikën & Laboratorin MedicAL mund të kryeni testin më të avancuar MxA/CRP, i cili përcakton brenda vetëm 12 minutash nëse infeksioni është viral apo bakterial — me vetëm një pikë gjaku! 💉

Ky test ndihmon mjekët të japin diagnozë të saktë dhe të shmangin përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve, duke mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve. 👩‍⚕️ 👶

✅ Diferencim i saktë: infeksion viral apo bakterial

✅ Rezultate të shpejta – vetëm 12 minuta

✅ Më shumë kujdes, më pak antibiotikë

💚 MedicAL – Kujdes i avancuar, diagnostikë e saktë!