Coxsacki Virus – sëmundja e gojës, duarve dhe këmbëve

Informatë për Prindërit!

Coxsacki Virus
Hand, Foot and Mouth Disease!
Sëmundja e gojës, duarve dhe këmbëve!

  • Pikat e kuqe në duar, këmbë e gojë. Ky virus prek fëmijët nga mosha një deri në dhjetë vjeç, kryesisht gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit.
  • Fëmijët zakonisht e kalojnë lehtë brenda 8 deri në 10 ditë. Shkakton simptoma të lehta që largohen me trajtim simptomatik, ndërsa në raste të rralla mund të shfaqet infeksion sekondar.
  • Rreth gjysma e fëmijëve që infektohen nuk kanë simptoma. Pjesa tjetër mund të kenë dhimbje fyti, të përziera, temperaturë, kokëdhimbje dhe flluska në duar, gojë e këmbë.
  • Ky virus përhapet përmes ajrit, kur një person teshtin, kollitet ose fryn hundët, por edhe përmes prekjes së lodrave dhe objekteve të ndryshme.
  • Trajtimi është simptomatik, me barna kundër temperaturës, terapi vitaminoze dhe krem sipas rekomandimit të mjekut.
  • Nuk duhet të shkaktohet panik, sepse është një infeksion që përhapet shpejt ndërmjet fëmijëve. Sipas informacionit të publikuar nga Poliklinika Medic AL, me trajtim simptomatik fëmija zakonisht shërohet brenda një periudhe të shkurtër.